Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Partizani u mposht 0-1 nga Skënderbeu, në ndeshjen e vlefshme për Superioren.
Të kuqtë nuk bënë një ndeshje të mirë, me korçarët që u treguan mjaft të saktë në pjesën e parë. Pikërisht për këtë 90 minutësh dhe jo vetëm ka folur i mirënjohuri, Faruk Sejdini, në Sport News në News 24.
“Unë dua të them se ky kampionat do jetë kampionati i surprizave. Filloj i çuditshëm, e do derivoi çudira. Pandemia ishte e përgjithshme.
Në rast se Vllaznia arriti majen e madhe me shumë pikë diferencë, por nuk e mban dot.Të gjitha ekipet kanë shpresë. Sigurisht që Tirana mund të besojë. Pse mos të themi që ka shpresë?” – tha Sejdini.