✍️ Shkruar nga Senad Nikshiqi

Tan Hoxha nuk e shan Vllazninë se nuk e don por sepse nuk e kap kurrë, as në traditë, as në histori, as në kulturë.
I dashtun nuk mundesh me u hap me një ekip të krijum para dy tre vitesh!

Po deshe as me Dinamon e dikurshme që ka veç nji titull kampion në 2002 se tjerat bashkë me Partizanin ja kanë vjedh Vllaznisë dhe më vjen keq me e than por edhe Tiranës.

Me ti pru lojtarët ma të mirë partia, kishte dalë kampion edhe Domosdova, 18 e 180 herë. Kur nuk ke madhështi nuk ke!
E di që s’mundesh me e pa Vllazninë në klasifikim aty ku asht por nuk të ndihmojmë. Meqë të pëlqejnë malet, malin që nuk e ngjit kan than të vjetrit mos e shaj.

Pastaj për tifoza, i numëroni me gishta dhe prap të tepron njena dorë shok. Për mos me thanë se ka ma shumë lojtarë në fushë se tifoza në stadium.

Sa për Martinin kur ta kuptosh ça ka thanë keni mbërrit në Fushë Krujë!

Vllaznia dashni! Vllaznia krenari!