Belajdi Pusi po vijon me formën fantastike në Azerbajxhan. Sulmuesi shkodran ka gjetur sërish ditën e djeshme rrjetën, në javën e 6-të të futbollit azer. Në barazimin 2-2 që skuadra e tij, Turan mori përballë Gabalas, ish-lojtari i Vllaznisë shënoi për shifrat provizore 2-0.

Por në fund goli i tij i shërbeu skuadrës së Turan vetëm për të marrë 1 pikë. Ky ishte goli i tretë i 25-vjeçarit në këtë kampionat. Duke qenë kështu jo vetëm golashënuesi i ekipit, por edhe një prej shënuesve më të mirë të kampionatit.

Forma e mirë e Pusit patjetër që është vlerësuar në Azerbajxhan. Ai është përfshirë në formacionin më të mirë të raundit të 6-të në nivelin më të lartë të futbollit azer. Kjo është hera e dytë këtë sezon që numëri 9-të është përfshirë në formacionin e javës.

Duke treguar kështu vlerat e tij reale dhe ku me një formë të tillë patjetër që oferta nga ekipe më të mëdha do trokasin së shpejti për Pusin.
Endri ÇINARI