Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESfida deçizive në Shkodër, trajneri Kapllani shpreson te rikthimet

Sfida deçizive në Shkodër, trajneri Kapllani shpreson te rikthimet

Të dielën në Shkodër Erzeni do të përballet me Vllazninë. Shijakasit vijnë pas humbjes 3-1 me Tiranën në Elbasan fundjavën e kaluar. Gjatë javës tekniku Xhevahir Kapllani ka punuar fort me skuadrën për ndeshjen e së dielës.

Kthimi tek rezultatet pozitive është shumë i rëndësishëm për shijakasit. Takimet e fundit skuadra ka bërë mjaft gabime sidomos në prapavijë duke pësuar gola.

Kapiteni i ekipit Gëzim Krasniqi i cili luajti vetëm pak minuta me Tiranën pritet ta nis si titullar në “Loro Boriçi”. Ai është një garanci më shumë në repartin e prapavijës, sidomos në luftën në ajër. Gjithashtu edhe rikthimi i Florjan Kadriut pritet të jap shumë energji në kundërsulmet e Erzenit.

Bilanci i shijakasve me Vllaznine kete sezon eshte shume pozitiv teksa ne tre ndeshjet e meparshme kane arritur te marrin plot 7 pike, me 2 fitore dhe 1 barazim dhe si rrjedhoje do te tentojne te marrin pike edhe neser.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments