Kategoria Superiore do të mbyllë në ditën e sotme javën e 11 teksa në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’, Vllaznia do të presë Bylisin. Dy skuadrat deri në këtë pikë të kampionatit kanë rezultuar surprizë, pasi erdhën nga kategoria inferiore por kjo nuk është vënë aspak re në Superiore.
Madje, të dyja ekipet kanë provuar edhe kreun e tabelës së klasifikimit gjatë këtij kampionati dhe secila në rast suksesi në ditën e sotme do t’i afrohej ndjeshëm Partizanit kryesues. Ndërkohë, sa i përket formacioneve, kuqeblutë do të vuajnë mungesën e të dëmtuarve Gligorov dhe Hygor.
Sakaq, në këtë aspekt, Bylisi ka më shumë halle pasi në dispozicion të trajnerit Dovedan nuk do të jenë Bicaj, Ntepe e Qardaku. Ndërsa, Peposhi mungon për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Megjithatë, pavarësisht dëmtimeve dy skuadrat do të kërkojnë të marrin pikët e plota, për të vazhduar rrugën drejt objektivave sezonalë. / VipSport.al
Ndeshja:
18:00 Vllaznia- Bylis