Thursday, January 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESfida e së shtunës Vllaznia- Partizani me pritshmëri të mëdha për të...

Sfida e së shtunës Vllaznia- Partizani me pritshmëri të mëdha për të dy ekipet

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Vllaznia-Partizani është një nga duelet e ditës së shtunë, përballje që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur në orën 16:30 dhe që do të luhet për llogari të javës së njëzet e një të “Abisnet Superiore”.

Një përballje shumë e luftuar pritet mes skuadrave,ku tre pikët jan mëse të detyrueshme. Vllaznia të luajë për kreun, ndërsa Partizani synon t’i largohet akoma më shumë fundit të klasifikimit.

Ashtu si dy duelet e para të këtij sezoni edhe përballja e së shtunës do të jetë mjaft delikate. Vllaznia ka fituar në fazën e parë në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa në fazën e dytë në Tiranë jan ndarë në barazim.

Kjo bën që Partizani të luftojë edhe për “hakmarrjen” dhe ekipi i drejtuar nga Edi Martini do të synojë fitoren për vazhdimësinë dhe një triumf të shtunën në Shkodër do të ishte si “qershia mbi tortë” për ringritjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments