Vllaznia do vizitojë nesër Skënderbeun në qytetin e Korçës, në përballjen e javës së 22-të të kampionatit. Një sfidë që parashikohet e vështirë për kuqeblutë, kjo duke parë edhe pozicionin ku ndodhen në tabelën e klasifikimit. Korçarët janë në vendin e fundit të renditjes me vetëm 16 pikë pas 21 javësh.

Bardhekuqtë po përjetojnë një krizë të vërtetë rezultatesh. “Ujqërit” njohin vetëm humbje prej 7 ndeshjesh rradhazi. Këtu duke përfshirë dy ndeshje në kupë dhe 5 rradhazi në kampionat. Kjo duke bërë që ekipi i drejtuar nga Migen Memelli, të jetë për momentin skuadra më e rrezikuar për tu rrëzuar nga Superliga.

E pikërisht ndaj ish-sulmuesit të njohur duket se drejtuesit korçarë kanë shprehur besim. Pavarësisht rezultateve negative, ndaj pogradecarit për momentin nuk është menduar shkarkimi. Por ndeshja e rradhës kundër Vllaznisë mund të vendosë shumë në vazhdimësinë e tij në krye të stolit korçar.

Kjo për faktin se ndeshja luhet brenda në Korçë dhe një rezultat pozitiv patjetër që është objektiv për Skëndebeun. Në të kundërt pozicioni në renditje do komplikohej akoma më shumë për juglindorët. Pra ndeshja kundër Vllaznisë mund të jetë shumë vendimtare në fatet e Skënderbeut, por edhe Memellit.

Endri ÇINARI