HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESfidat e rëndësishme të sezonit, Vllaznia merr sinjale pozitive nga dy të...

Sfidat e rëndësishme të sezonit, Vllaznia merr sinjale pozitive nga dy të dëmtuar

Vllaznia vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat, që do ta luajë kundër Kastriotit të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Rikthimi i qendërmbrojtësit kroat, Marko Juriç, i cili ka lënë pas dëmtimin, shton alternativat e trajnerit Mirel Josa në repartin e prapavijës.

Sinjale pozitive vijnë edhe nga mbrojtësit e krahut, Esin Hakaj dhe Geralb Smajli, të cilët munguan në Rrogozhinë për shkak të problemeve fizike.

Mësohet se dje lojtarët janë futur në stërvitje me grupin, por dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për ta, nëse do të grumbullohen ndaj Kastriotit apo sërish do të lihen pushim nga stafi.

Lajm i mirë për trajnerin Josa është se Liridon Latifi ka rritur parametrat fizike dhe pritet të jetë sërish titullar, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Bekim Balajn.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments