Sot do te luhen ndeshjet e kthimit te turit te pare te “UEFA Europa Conference League” dhe ne fushe do te zbresin edhe tre ekipet shqiptare, pikerisht Vllaznise, Tirana dhe Egnatia.

Vllaznia- Linfield eshte sfida qe do te startoje ne oren 20.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe qe do te transmetohet ne platformen “Supersport”. Por ata qe nuk e kane mundesine te abonohen ne kete platformen mund ta shohin ndeshjen ne nje menyre tjeter.

Pikerisht nëpërmjet platformës “pay per view” të kompanise suedeze Solidsport permes pageses online te nje pagese prej vetem 10 eurosh.

Nderkohe Tirana do të sfidojë Dinamo Batumin në orën 19:00 të enjten në ndeshjen e kthimit të vlefshme për Ligën e Konferencës. Klubi bardheblu ka bërë të ditur se tifozët mund ta ndjekin ndeshjen në kanalin “MCN TV”. Ky kanal sjell “live” edhe falas për të gjithë shqiptarët transmetimin e ndeshjes nëpërmjet platformës “TIBO TV”, në kanalin nr. 3.

Gjithashtu në “MCN TV” do të transmetohet dhe takimi midis Egnatias dhe Ararat-Armenia, për të gjithë tifozët që nuk kanë mundësi ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.