Ndeshja e fundit e këtij viti për kampionatin e basketbollit të meshkujve, ka qenë ajo e zhvilluar në “Asllan Rusi” në mes Partizanit dhe Vllaznisë, e fituar nga të kuqtë 82-75.

Në këtë ndeshje kanë rënë në sy për një performancë të mirë edhe dy vëllezërit Lekndreaj, të cilët vërtetë kanë qenë kundërshtarë në fushë, por secili është munduar t’i shërbejë ashtu si duhet ekipit të vet, madje duke shënuar edhe shumë pikë.Por në fund, ka fituar ai që luan me Vllazninë.

Doda- i madhi, në tre ndeshjet e fundit të Vllaznisë së këtij viti, në dy prej tyre ka qenë shënuesi më i mirë i saj. E bëri këtë gjë ndaj Tiranës dhe së fundi ndaj Partizanit. Në këtë ndeshje ka shënuar 25 pikë, më shumë se kushdo tjetër tek ekipi shkodran.

Interesant është fakti se kundërshtar ka patur të vëllanë- Danielin i cili ka qenë edhe ai protagonist në fitoren e Partizanit. Ka shënuar plot 20 pikë për të.

Kjo do të thotë se vëllezërit Lekndreaj kanë qenë protagonistë në këtë takim për ekipet e tyre ndërkohë që sëbashku kanë shënuar 45 pikë të kësaj ndeshje.

Të dy janë elementë që mund të japin edhe më shumë sepse janë shumë sistematikë në stërvitje dhe punojnë shumë për t’u rritur profesionalisht. Më poshtë keni edhe statistikat e ndeshjes Partizani- Vllaznia dhe pikët e shënuara nga secili basketbollist: