Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria, pritet të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, teksa së fundmi i ka dalë emri si alternativë për të marrë drejtimin e skuadrës skoceze të Mathëruell.

Braziliani drejtoi skuadrën kryeqytetase shqiptare në sezonin 2017/2018, teksa në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Gor Mahia, ndërkohë që së fundmi pati një eksperiencë te Portuguesa.

Në ditët në vijim pritet që Ze Maria të negociojë për të gjetur gjuhën e përbashkët me klubin që militon në Skoci, një klub që aktualisht bën pjesë në elitën skoceze dhe që po kalon një moment të vështirë në këtë sezon duke u renditur në vendin e 11-të me 20 pikë.

Klubi i Mathëruell, është aktualisht pa trajner, teksa shkarkuan nga detyra pas vetëm gjashtë muajsh Stivën Hamell.