Një tjetër sfidë interesante dhe e luftuar do të luhet në mbrëmje duke nisur që nga ora 20:45, ku përballë njëra-tjetrës do të vihen Portugalia e Cristiano Ronaldos dhe Zvicra e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.
Në këtë përballje të dy lojtarët me origjinë shqiptare do ta nisin nga minuta e parë me mision të ndalojnë CR7 dhe të marrin fitore në Nations League.
Për këtë përballje janë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat dy kombëtaret do të përballen mes tyre.