Tirana ka vazhduar edhe dje përgatitjet për sfidën me Vllazninë. Problemi kryesor është nëse luajnë Lulaj dhe Hasani nëformacionin e parë. Të dy kanë pasur shqetësime dhe rrezikojnë ndeshjen me shkodranët.
Kjo do të thotë se Shehi duhet të mendojë për zëvendësues dhe modul loje. Me Lulajnjashtë prishet skema 3-5-2 dhe kalohet tek ekipi klasik. Behiratçe dhe Najdovski do të jenë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Nikqi mund të jetë në sulm. Alternativë është edhe Haxhiu.
MUNGESAT – Dihet që dy lojtarët, Hasani e Lulaj, janë nëmëdyshje, ndërsa Aleksi nuk do të luajë për shkak kartonësh.Në infermieri është edhe Abazaj. Kjo do të thotë se Shehinuk do të ketë katër lojtarë në dispozicion. Me një llogaritë thjeshtë, Bekaj është në portë.
Në mbrojtje Toshevski,Najdvoski, Behiratçe dhe Përgjoni. Në mesfushë, Lushkja,Hila dhe Deliu. Në sulm Nikqi, Patrik dhe Haxhiu. Ky është opsioni i parë i Shehit. Opsioni i dytë është me Hasanin dhe Lulajn në fushën e lojës.
Në këtë rast do të ishte ndryshe. Nga ana tjetër, për çdo problem do të pritet deri pakorë para sfidës me Vllazninë në Shkodër.