Tirana mposhti një ditë më parë Erzenin në miqësore me rezultatin e pastër 2-0. Xhixha dhe Hasani ishin autorët e golave, ndërkohë që pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Orges Shehi.

Durrsaku për Supersport tha: ““Kishim shumë mungesa, pasi në fushë ishte vetëm 50% e skuadrës së vitit të kaluar dhe asnjë prej mesfushorëve. Totre dhe Toli janë larguar tashmë, ndërsa Limaj mungonte për shkak dëmtimi.

Pikërisht për këtë arsye, mund të them se jam i kënaqur, megjithatë kemi ende shumë punë për të bërë. Pres që të sqarohet sa më shpejt situata e Seferit dhe të kompletojmë ekipin me futbollistë cilësorë, pasi nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në Shqipëri është e vështirë, pasi lojtarët cilësorë kanë firmosur tashmë me ekipet e tyre. Megjithatë jam optimist që brenda javës së ardhshme do të marrim futbollistët që na duhen”.