KF Shenkolli duket se do te kthehet ne nje “strehe” te futbollisteve te rinj shkodrane. Fakti qe ne krye te ketij ekipi eshte emeruar Dritan Smajli, nje njeri qe pjesen me te rendesishme te karrieres se tij si futbollist e ka pikerisht ne Shkoder, ka bere qe ai te preferoje lojtare nga ky qytet.
Prej disa ditesh me kete ekip po stervitet edhe ish- sulmuesi i Akademise Vllaznia Ildi Gruda, nderkohe qe tre dite me pare edhe mbrojtesi Brendon Smajli u huazua nga Vllaznia tek ky ekip.
Por numri i shkodraneve tek Shenkolli nuk do te ndalet ketu. Nga sa behet e ditur, me shume te ngjare trajneri Smajli ka kerkuar qe te kete ne dispozicion edhe nje sulmues nga Vllaznia.
Behet fjale per 20 vjeçarin Kamelio Palushani. Sulmuesi ka qene pjese e ekipit shkodran dhe ka zhvilluar te plote fazen pergatitore me te ne Oher dhe po ashtu edhe gjate periudhes se rikthimit ne Shkoder, por ardhja e disa lojtareve te huaj ka bere qe ai te mos jete i preferuari i stafit teknik.
Ne keto rrethana, Palushani ka menduar te gjeje nje ekip tjeter ku mund te luaje me shume dhe per rrjedhoje Shenkolli duket se eshte zgjidhja e duhur, ngaqe e kerkon edhe trajneri Smajli. Por nuk perjashtohen edhe opsione te tjera si Veleçiku, Beselidhja apo dhe ndonje ekip tjeter i kategorise se pare.
www.shkodrasport.com