Memaliaj dhe Sopoti luajtën një sfidë mbijetese në Kategorinë e Dytë në Lushnjë, në një duel mjaft të ndezur dhe me tension nga të dyja kampet. Memaliaj shënoi e para me Zogun, por që nuk e ka ruajtur dot rezultatin dhe avantazhin, madje sfida ka përfunduar me rezultatin 2-5 në fvorin e skuadrës nga Shënkolli.
Këta të fundit mbijetojnë në Kategorinë e Dytë, ndërsa Memaliaj ka edhe një shans, pasi do t’i duhet që të mundi skuadrën e vendit të tretë në Kategorinë e Tretë këtë sezon, modestët e Osumit.
Memaliaj duhet që të fitojë sfidën me skuadrën e periferisë së Beratit dhe Kuçovës për të mbijetuar në Kategorinë e Dytë, ndryshe do të ishte katastrofë për ta rënia në të Tretën….