KF Murlani ka marre nje fitore shume te rendesishme pasditen e sotme ne ndeshjen e vlefshme per javen e 10-te te kategorise se dyte. Ai ka fituar me rezultatin 2-0 ne Fushe- Kruje ndaj Ilirise vendase.

Ndonese kjo e fundit konsiderohej favorite per fitoren e kesaj ndeshje perderisa renditej ne vendet e para te tabeles se klasifikimit, por fusha e lojes ka treguar tjeter gje.

Skuadra e drejtuar nga Altin Xhahysa ka bere nje 90 minutesh perfekt dhe si rrjedhoje ka dale e fituar nga fusha e lojes. Ne pjesen e pare ka qene braziliani Trianoski qe ka shenuar golin e pare te kesaj ndeshje, nderkohe qe eshte i dyti rradhazi per te pas atij te shenuar pak dite me pare ndaj Elbasanit.

Ne pjesen e dyte nderkohe, Murlani ka shenuar edhe nje gol tjeter me ane te kapitenit Kaçubela 9 minuta para fundit, gol ky qe ka sigluar rezultatin perfundimtar te ndeshjes 2-0 ne favor te tij.

KF Murlani ka luajtur ne kete ndeshje me formacionin e meposhtem: Selimaj, Sekja, Pepaj, Shema, Noronha, Dodani, Pali, Kraja, Djepaxhia, Trianoski dhe Djepaxhia. Me fitoren e sotme ai eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve dhe eshte i pozicionuar aktualisht ne vendin e gjashte ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/