HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShërohen edhe dy të tjerë, te Vllaznia covidi nuk është më problem

Shërohen edhe dy të tjerë, te Vllaznia covidi nuk është më problem

Vllaznia thuajse eshte sheruar teresisht nga covid-19. Ndonese u prezantua ne media si skuadra qe kishte me shume lojtare te prekur nga ky virus, tashme ky nuk eshte me problem.

Diten e sotme edhe dy futbolliste te tjere nga ata te cilet kishin rezultuar me pare pozitiv, tashme e kane kaluar dhe pas testit te dyte qe kane bere, kane rezultuar negativ.

Si rrjedhoje ata kane lene karantinen dhe ne stervitjen e sotme i jane bashkuar ekipit duke u vene ne dispozicion te trajnerit Brdariç.

Behet fjale per mbrojtesin shqiptaro- maqedonas Mevlan Adili dhe sulmuesi brazilian Victor da Silva. Siç e shikoni edhe nga kjo foto e bere ne stervitjen e sotme, te dy ata kane qene te pranishem ne stervitje.

Tani te vetmit futbollistet qe jane ende ne karantine, jane Christopher Mandiangu dhe Ismael Dunga. Ata e kane bere testin e dyte dhe jane duke pritur pergjigjen e tij por me shume mundesi do te rezultojne negativ sepse nuk kane asnje shqetesim./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments