Monday, March 30, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLSherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, ndërhyn policia. Disa të shoqëruar

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, ndërhyn policia. Disa të shoqëruar

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në Durrës, gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit mes ekipeve “Teuta” dhe “Besëlidhja”.

Sipas burimeve të ndryshme, konflikti ka nisur pas një gjesti antisportiv nga një lojtar i ekipit “Teuta”, çka ka tensionuar situatën në parket dhe më pas ka përfshirë edhe tifozët.

Përplasja ka degraduar në një sherr mes disa personave të pranishëm në sallë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forca të shumta policie, të cilat kanë shoqëruar në komisariat disa nga personat e përfshirë në incident. (A2 Televizion)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments