Mungon pak nga ndeshja e kthimti të çerekfinaleve të Champions League mes Manchester City-t dhe Bayern Munich. Skuadra angleze e Pep Guardiola-s do ta nisë ndeshjen me një avantazh 3-0 të siguruar në takimin e parë.

Megjithatë, trajneri i Citizens nuk ka besim dhe duke u bazuar te sherri mes Mane dhe Sane në shtëpinë e bavarezëve, ka shpjeguar në çfarë mënyrë disa episode të caktuar mund të forcojnë një ekip.

Siç ka bërë të ditur Mirror, Guardiola ka komentuar momentin e gjermanëve dhe në veçanti grushtin që Sadio Mane i ka dhënë shokut të tij të skuadrës:

“Sigurisht, ndonjëherë këto konflikte janë të domosdoshme për ta bashkuar akoma më shumë skuadrën, për këtë jam i sigurt. Për ata nuk do të jetë një pikë e dobët kundër nesh, por një pikë e fortë”, ka thënë trajneri i City-t.

“E njoh shumë mirë atë klub, kam një ide të mir ëtë situatës së tyre para ndeshjes kundër nesh. Nëse do të isha nga ana tjetër dhe të humbnim 0-3 dhe të mos fitonim ndeshjen kundër Hoffenheim (Bayern ka barazuar 1-1 në Bundesliga), skuadrës do t’i thoja se është një finale që duhet fituar”.

Dhe në fund: “E di se çfarë do të thotë të luash kundër Bayern-it. Nëse je pak pasiv, atëherë vuan. Duhet të shikojmë nëse mund të luajmë ashtu si kemi bërë në shtëpi dhe të tregojmë një guxim të madh për të bërë lojën tonë”./telesport/