Vllaznia do të ketë dy lojtarë më shumë në organikë për takimin e së shtunës ndaj Kukësit. Pranë skuadrës do të kthehen Smajli e Krymi që vijnë nga dëmtimi.

Gjithsesi, edhe për këtë përballje Memelli do të ketë një mungesë jo më pak të rëndësishme se kjo dyshe. Bëhet fjalë për Lorik Boshnjakun, i cili do të mungojë për arsye kartonësh në ndeshjen që do të luhet në Korçë.

Ai u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë dhe ka plotësuar numrin 4 të tyre, çka do te thotë se tashmë është radha e tij për të mos luajtur në takimin javës së 10-të.

Megjithatë, duket thënë se me rikthimin e Krymit, mungesa e Boshnjakut minimizohet, teksa bie edhe alarmi në krahët e mbrojtjes, pasi kthehet një titullar si Smajli. Në ditët në vijim do të ndiqet me kujdes situata e Hakajt, i cili vijon të jetë jashtë fushave të blerta për shkak dëmtimi.