Friday, July 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia pa afrime të reja edhe në Kosovë, por rikthehet Ensar Tafili

Vllaznia pa afrime të reja edhe në Kosovë, por rikthehet Ensar Tafili

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia do të udhëtojë drejt Kosovës për ndeshjen e kthimit ndaj Malishevës pa mundësi për të aktivizuar afrimet e reja, por trajneri Edi Martini do të ketë një rikthim të rëndësishëm në dispozicion.

Mesfushori Ensar Tafili do të jetë gati për duelin vendimtar, pasi mungoi në përballjen e parë në “Loro Boriçi” për shkak të pezullimit nga kartonët. Tafili, i cili luan në repartin e mesfushës për kuqeblutë, është pjesë e rëndësishme e organikës së Vllaznisë.

Kështu, në sfidën e kthimit pritet që stafi teknik të ketë më shumë alternativa në mesfushë, ndërsa objektivi i shkodranëve mbetet kalimi i turit në Conference League. Rikthimi i Tafilit i jep më shumë alternativa trajnerit Edi Martini, sidomos në një ndeshje ku pritet një përballje me intensitet të lartë.

Mesfushori shkodran pritet të jetë një nga opsionet për të ndihmuar Vllazninë të ruajë avantazhin e marrë në ndeshjen e parë dhe të sigurojë kualifikimin në turin tjetër të Conference League.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments