Armand Duka vazhdon vizitat e tij në Kosovë. Presidenti i FSHF-së së fundmi u është takuar edhe me Ramush Haradinajn. Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, shkruan:

“Kënaqësi e madhe të jesh mes miqsh në kullën e Haradinajve!”, teksa në njërën foto shihet se është pranë Ali Ahmetit dhe Agim Ademit, presidentit të FFK-së.

Kujtojmë që më herët, Duka u takua edhe me liderin e tifogrupit “Dardanët” dhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Presidenti i FSHF-se qe tashme mban edhe postin e zevendespresidentit te UEFA-s ka nisur nje tur takimesh ne vendet e Rajonit, sigurisht i diktuar edhe nga pozicioni i tij i ri.