Ende pa u bërë 24 orë pas sherrit mes Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kolollit, të dy lojtarët i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.
Ditën e djeshme, dy lojtarët u konflituan në stërvitje, por këtë mëngjes ata janë parë së bashku duke diskutuar të ulur në mesin e fushës.
Duket se trajneri Shaland ka ndërhyrë dhe i ka lënë të dy lojtarët të diskutojnë dhe të zgjidhin problemet mes tyre.
Incidente dhe probleme të tilla nuk i bëjnë mirë një grupi, por tashmë që situata u zgjidh në kampin e “daradanëve’ ka një klimë më të mirë.