Ismael Dunga largohet nga Vllaznia. Siç raporton Sport nga Bajraktari, ai nuk është më pjesë e shkodranëve.
Drejtuesit kanë bërë një punë të mirë, teksa nga shitja e tij te Sagan Tosu do përfitojnë jo pak. Bëhet fjalë për një shifër 70 mijë euro, të cilat ekipi japonez do derdhë në arkat e Vllaznisë.
Sulmuesi nga Kenya është aktivizuar në shtatë ndeshje, teksa ka shënuar 4 gola në Kategorinë Superiroe. Sa i përket Kupës, mbetemi në kuotën e një paraqitje.
Kështu, Vllaznia nuk po punon vetëm për afrimet, por edhe për largimet. Se cilat do jenë lëvizjet e rradhës në kampin shkodran, na duhet të presim e të shohim./newsport/