Shendeti eshte kryesori dhe kjo nuk diskutohet, por edhe llogaritë jane llogari dhe me rikthimin ne gjendjen optimale pas kaosit Koronavirus, edhe bilancet duhet të jenë të shëndetshme.
Gjithsesi, sesi do te shkoje situata ne ditët e javët ne vazhdim kjo duhet mesuar ende, por me llogari të thjeshta, nese Juventusi nuk e mbyll sezonin sivjet, gropa ekonomike do te jete prej te pakten 110 milionë eurosh.
Nëse lëmë menjanë humbjen prej 50 milionësh te tremujorit të tretë sezonal, i cili pritet të mbulohet nga plusvalencat e shitjeve të janarit, kampionët e Italisë shohin te dridhen përballë faturave, konkretisht:
1) 45 milionë euro do të humbnin si rrjedhokë e mostransmetimit të 12 ndeshjeve të mbetura kampionat, plus dy gjysmëfinalet e mundshme të Kupës së Italisë dhe 6 maksimalet e Championsit.
2) 25 milionë euro do të humbnin nga mungesa e shitjeve të biletave në “Allianz Stadium”
3) 40 milionë euro do të mungonin më pas nga sponsorët, duke qenë se logot e tyre mes bluzave, tabelave publicitare etj. nuk do të reklamoheshin në fushën e lojës. Në total 110 milionë euro dëme të cilat do të lëkundnin jo pak pozitat edhe të klubi kampion dhe më të pasur të Italisë…