Prej kohesh ne futbollin shqiptar ka shume diskutime per çeshtjen e pergatitjes se lojtareve. Shumekush eshte i mendimit se ata vrapojne shume pak, por nuk eshte keshtu.

Madje, mund te themi se lojtare te veçante kane statistika qe mund te krahasohen me ato te kampionateve me te njohura te Europes. Nderkohe tek Vllaznia prej pak ditesh ka nisur bashkepunimin me kompanine e njohur koreanojugore “Fitogether”.

Si rrjedhoej, stafi eshte paisur me jeleket GPS te cilet masin rendimentin e secilit futbollist. Drejtuesit e Vllaznise perveçse ne stervitje, ua kane vendosur per here te pare jeleket te gjithe futbollisteve edhe ne ndeshjen e fundit, ate ndaj Dinamos.

“Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se te dhenat per disa prej futbollisteve jane vertete impresionuese. Mesfushori i Vllaznise Ardit Krymi eshte futbollisti qe ka vrapuar me shume nga te gjithe ne kete ndeshje, pikerisht 12.376 metra!!!

Ndoshta jemi mesuar tew shohim vetem futbollin europian dhe te degjojme per distanca te tilla te pershkruara nga futbollistet, por tashme eshte nje realitet edhe per vendin tone.

Ja 5 futbollistet e Vllaznise qe kane vrapuar me shume ne ndeshjen ndaj Dinamos:

1. ARDIT KRYMI 12.376 metra

2. FJOART JONUZI 11.063 metra

3. ESIN HAKAJ 10.866 metra

4. DARKO BULATOVIÇ 10.378 metra

5. MEVLAN ADILI 9.730 metra