Portieri i Adës, Enio Marku priti një penallti përballë Ilirisë dje, teksa kjo u shërbeu velipojakëve për të shmangur humbjen, në minutat shtesë të ndeshjes. Marku dha një intervistë për “Shkodra Sport”, ku tregoi sekretin e pritjes së penalltisë, teksa u ndal edhe tek e ardhmja e tij.

“Dje, paraqitja ndaj Ilirisë, ishte më e mira për sezonin, jo vetëm për mua, por edhe për krejt ekipin, duke pasur parasysh edhe ekipin e Ilirisë, i cili ka ardhur nga Kategoria e Parë. Përfundimi me një penallti të pritur ishte shumë pozitiv për mua personalisht, por edhe për ekipin.

Finalizimi ishte pika e dobët e ekipit ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Ilirisë, për shkak se edhe mundësitë e shënimit, ishin të pakta, jo për paaftësi të sulmuesve, por për shkak të shtatlartësisë së mbrojtësave të Ilirisë.

Besimi dhe motivimi i trajnerit Shytani dhe i ekipit, që më dhanë në ndeshjen ndaj Ilirisë, nuk mund të mos ia shpërbleja me një pritje vendimtare dhe fati luajti rolin e tij në këtë gjuajtje.

Shpesoj që vitin tjetër të gjendem në një ekip të Kategorisë së Parë dhe ta marr të ardhmen time ndeshje pas ndeshje, pastaj çfarë do sjellë, e ardhmja do ngelet mister.

Objektivi i parë i Adës, është dy pikë larg dhe është mbijetesa, pastaj pse mos të fantazojmë pak dhe të shpresojmë për në Play-Off”,-mbylli prononcimin e tij, portieri i Adës, Enio Marku.
Maringlen ZHIVANI