Eridon Qardaku ishte lojtari I parë në Shqipëri që rezultoi pozitiv me Covid-19. Sulmuesi I Bylisit për fat të mirë ka rezultuar negative në testin e dytë e tashmë pret testine 3-të përfundimtar për të mësuar nëse është shëruar plotësisht apo jo.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, shkodrani zbulon nuk e ka përjetuar shumë mirë këtë histori, por është i lumtur për faktin se testi I dytë ka rezultuar negative. Qardaku tregon gjithashtu edhe objektivin që Bylis ka këtë sezon.

“Këtë histori nuk e kam përjtuar shumë mirë pasi isha i pare futbollist I prekur në Shqipëri. Shqetësime e familiarëve ishin të mëdha pasi nuk e prsinin të isha I infektuar.

Me testin e dytë dola negative dhe pres testin e 3-të dhe shpresoj të dal negative që pastaj të bashkohem me skuadrën në stërvitje”.

Ecuria e Bylisit? “Ne fazën e parë e kemi mbyllur në vendin e dytë, por çdo ekip ka ulje ngrijtet e veta, por unë shpresoj se me rikthimin e kampionati do të bëjmë mire”.

Objektivat? “Ne I kemi vendos objektivat dhe Europa është primare e nuk ka rëndësi nga Kupa apo kampionati. Jemi afër edhe nga kampionati pasi një fitore të çon aty ku duhet. Në Kupë ne jemi të fortë në ndeshjet direkt e sidomos në takimet brenda fushës sonë”./newsport/