Sot, në orën 11:00 në sallën e konferencave në selinë e re të Federatës Shqipatre të Futbollit do të publikohet kalendari për edicionin e ri futbollistik të Kategorisë së Parë 2022/2023.

Kategoria e Parë do të ngrejë siparin më 3 shtator 2022 për javën e parë dhe do të përfundojë më 6 maj 2023.Këtë sezon gara në Kategorinë e Parë do të jetë edhe më emocionuese duke parë emrat e mëdhenj me plot histori që u janë bashkuar si Dinamo dhe Skënderbeu nga Kategoria Superiore dhe Flamurtari nga Kategoria e Dytë.

Edhe infrastruktura e këtij kampionati këtë sezon është ndër më të mirat.Këtë vit pritet që ky kompeticion të ketë edhe mbulim televiziv, ku shumë ndeshje do të transmetohendrejtpërdrejtë për publikun.

Skuadrat pjesëmarrëse: Apolonia, Besa, Besëlidhja, Burreli, Dinamo, Flamurtari, Korabi, Lushnja, Luzi, Oriku, Skënderbeu, Tërbuni, Tomori, Turbina.

JAVA 1:

Flamurtari – Luzi

Korabi – Apolonia

Turbina – Besëlidhja

Besa – Tomori

Lushnja – Burreli

Tërbuni – Skënderbeu

Dinamo – Oriku