Teuta ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale se ka kthyer në gjirin e saj Erando Karabecin. Mesfushori u shpall kampion me durrsakët gjatë sezonit 2020/21, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës.
33-vjeçari shihet si përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Arapit me eksperiencën e tij. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Teutës në rrjetet sociale, ku urojnë Karabecin për rikthimin në shtëpi.
Postimi i Teutës:
Erando Karabeci është futbollist i ri i Teutës.
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Erando Karabeci, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Prishtnës në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Karabeci, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për edicjonin e ri ne superlig. #KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit, #ErandoKarabeci dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë.