Valter Fushaj tërhiqet nga blerja e aksioneve të klubit Vllaznia.

Është vetë ish-presidenti kuqeblu, i cili ekskluzivisht për “Panorama Sport” zbulon arsyet se pse kompania e tij nuk do të marrë pjesë në ankandin që do të zhvillohet sot për shitjen e klubit shkodran.

REAGIMI – “Përmes gazetës, dua t’u bëj me dije të gjithë shkodranëve dhe sidomos tifozëve të shumtë të Vllaznisë që më kanë mbështetur dhe më kanë nxitur që të marr pjesë në ankandin që do të zhvillohet të martën, se do të dorëhiqem nga ky ankand. Shkaku është i thjeshtë.

Bashkia i rregulloi pikat që Drejtoria e Prokurimeve i la për detyrë, por në shkresën e ardhur në drejtimin tonë si persona që kemi shfaqur interes për të blerë aksionet e Vllaznisë, na është bërë e ditur se në blerjen e klubit do të përfshihet edhe i gjithë borxhi që ka aktualisht.