Elvis Plori nuk eshte me drejtor sportiv i Vllaznise. Vendin e tij nga mbremja e sotme e ka zene Tefik Osmani. Ky i fundit u largua vetem pak dite me pare nga i njejti post qe mbante tek Tirana dhe tashme do ta luaje kete rol ne Shkoder.

Lajmi kishte pak dite qe qarkullonte ne media dhe sonte eshte zyrtarizuar nga vete klubi kuqeblu permes nje komunikate per shtyp te saposhperndare. Ja çfare shkruhet ne te:

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe.

Me këtë rast Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”.

Ne kete menyre ndryshimi i pritshem ka ndodhur dhe tashme me ndryshimin e trajnerit dhe te drejtorit sportiv, mbetet per t’u pare nese do te ndryshoje diçka te Vllaznia apo jo sepse starti i sezonit ka qene shume zhgenjyes per te./SHKODRA-SPORT.COM/