Ndonese jo ne gjendjen e saj me te mire shendetesore sepse e shqeteson nje demtim i pesuar muajin e kaluar, 14 vjeçarja lezhjane Mikela Skandaj ia ka dale te perserise suksesin e vitit te kaluar duke u shpallur nenkampione Europe ne karate.
Garat e Kampionatit Europian kete vit jane zhvilluar ne Antibes te Frances dhe Skandaj ka perfaqesuar serish Italine (ngaqe Shqiperia ende nuk eshte kujtuar per te).
Ne diten e pare Mikela i nisi garat se bashku me skuadren dhe si kapitene e kesaj skuadre e udhehoqi ate duke e çuar drejt podiumit dhe rrembyer medaljen e pare ne kete Europian. Mikela konkurroi ne dy stile te ndryshme, kata dhe kumite per peshen – 60 kg por shorti u treguar i pameshirshem duke e vene perballe 38 dhe 41 konkurenteve.
Dhe me e keqja Mikeles iu desh te konkurronte me vajza 15 vjeçare kur ajo vete sapo ka mbushur 14 vjeçe. Po kampionia italiane fale talentit qe zoteron edhe pse nuk ishte ne formen me te mire fizike pasi vazhdon ta mundoje demtimi qe pesoj muajin e kaluar, korri suksesin e merituar duke u ngjitur ne podium per t’u shpallur per te dytin vit rradhazi nenkampione Europe.
Njekohesisht ajo ka derguar ne Verona 3 medalje per ta çuar ne 53 numrin e tyre ne karrieren e saj. Dy titujt rradhazi te nenkampiones se Europes tregojne me se miri per klasin dhe talentin e jashtezakonshem te kesaj vajze./SHKODRA-SPORT.COM/