Diten e sotme ne Shkoder eshte zhvilluar “Takimi i me te mireve” ne sportin e gjimnastikes, ne te cilin kane marre pjese sportistet me te mire te vendit te dale nga garat e kampionatit kombetar dhe te Kupes se Shqiperise.
Edhe ne kete aktivitet kane spikatur gjimnastet e Vllaznise te cilat kane arritur te zene disa vende nderi ne garat ku kane konkurruar. Keshtu per moshen 7-8 vjeç, Maria Zefi e Vllaznise ka zene vendin e pare, ndersa ne vend te dyte eshte renditur Angela Preka dhe ne te tretin Gjoela Neziri.
Per moshen 9-10 vjeç gjimnastja shkodrane Mishela Bitanji ka zene vendin e pare, Anika Lera po e Vllaznis ka zene vendin e dyte dhe Viktoria Simoni e ekipit SKY 07 vendin e trete.
Merili islami nderkohe per moshen 11-12 vjeçe ka spikatur mbi te gjitha gjimnastet pjesmarrese duke zene vendin e pare. Ndersa per grupmoshen 13-14 vjeç Klea marku ka zene vendin e pare dhe Sara Moleci vendi i dyte. Per moshen +15 vjeç
Gresa Dragani e Vllaznise ka zene vendin e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/