Ekipet e basketbollit të meshkujve dhe femrave të Klubit Vllaznia kanë tashmë në rradhët e tyre sportistë të huaj dhe këtë gjë pritet të bëjë edhe ekipi I volejbollit të femrave. Ndonëse në rradhët e tij ai ka lojtare të talentuara, por ato janë në moshë të re dhe I duhet një lojtare me përvojë që t’I udhëheq. Dhe lëvizjet kanë filluar.

Ditët e fundit në stërvitje me ekipin është bashkuar një volejbolliste nga Ukraina. Ajo ka zhvilluar disa seanca stërvitore me ekipin dhe nga sa është parë, forma e saj fizike nuk ka qenë ajo e duhura dhe kësisoj kur Vllaznisë I duhet që tani, është parë e arsyeshme të mos bisedohet më tej me të për kontratën.

Por kjo nuk do të thotë se stafi teknik I ekipit do të heqë dorë nga përpjekjet për të gjetur një lojtare tjetër. Tashmë nga sa bëhet e ditur, do të hidhen sytë në Mal të Zi për të shpresuar gjetjen e një lojtareje cilësore atje.

Objektivi I Vllaznisë është renditja në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit që do të vijojnë rrugëtimin e tyre në plej- of pastaj dhe po ashtu, një vend edhe në katërshen e ekipeve më të mira të Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e së cilës kanë nisur tashmë.

Nëse gjen një lojtare cilësore, kjo mund të jetë mëse e arritshme sepse ekipi I ka kapacitet, pse jo për të pretenduar edhe më shumë. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë gjetja e ndonjë volejbollisteje cilësore në këto momente, por gjithsesi stafi I Vllaznisë nuk po heq dorë nga përpjekjet për ta gjetur atë.
www.shkodrasport.com