Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREShkarkuan Saimir Patushin, Burreli gjen trajnerin e ri

Shkarkuan Saimir Patushin, Burreli gjen trajnerin e ri

Burreli gjen trajnerin e ri. skuadra matjane shkarkoi ditën e djeshme, trajnerin Saimir Patushin dhe drejtuesit nuk kanë humbur kohë për të gjetur teknikun e ri.

Newsport.al mëson se Burreli i ka besuar stolin Alert Alcani. 42-vjeçari nuk është një emër i panjohur për skuadrën matjane pasi e ka drejtuar këtë skuadër edhe në të kaluarën.

Alcani do të nisë menjëherë nga puna për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Vorës në transfertë. Pas 11 javësh të zhvilluara deri më tani në Kategorinë e Parë,

Burreli renditet në vendin e 8-të me 13 pikë dhe objektivi i skuadrës është të arrijë në 3 vendet e para./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments