HomeKRYESOREShkëlqeu ndaj Milanit, ja kush është lojtari që refuzoi kombëtaren greke për...

Shkëlqeu ndaj Milanit, ja kush është lojtari që refuzoi kombëtaren greke për fanellën kuqezi

Portieri Anxhelo Sina, ishte një nga më të mirët në fushë për Olympiakos, në finalen e Champions League për të rinj ndaj Milanit, ku grekët triumfuan 3-0.

20-vjeçari ndiqej prej kohësh nga Shqipëria dhe mësohet se ka pasur kontakte me drejtues të FSHF-së, nga muaji shkurt.

Portieri ka marrë vendimin dhe do të përfaqësojë fanellën kuqezi në të ardhmen. Lojtari nga Tirana, do të jetë pjesë e Shqipërisë U-21, duke filluar nga ndeshjet e ardhshme.

Për Sinën, interes kishte shfaqur edhe Greqia, por vetë dëshira e lojtarit ishte të luajë për Shqipërinë, që është vendi i tij i origjinës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments