Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkëlqeu ndaj Partizanit, futbollisti shqiptar i Bazelit zgjidhet lojtari i javës në...

Shkëlqeu ndaj Partizanit, futbollisti shqiptar i Bazelit zgjidhet lojtari i javës në Zvicër

Futbollisti shqiptar Edon Zhegrova po arrin të konsolidohet mjaft mirë në skuadrën e Bazelit duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm në radhët e zviceranëve.

Javën e kaluar, Zhegrova shkëlqeu në fitoren e thellë 6-1 të Bazelit ndaj Sionit duke dhënë dy asist dhe dukë realizuar një gol.

Performanca e 22-vjeçarit është shpërblyer dhe është shpallur lojtari i javës në kampionatin zviceran të futbollit.

Zhegrova bëri paraqitje mjaft të mira ndaj Partizanit në Ligën e Konferencës ku në sfidën e parë hyri nga stoli dhe goditi shtyllën, ndërsa në ndeshjen e kthimit zbriti në fushë si titullar duke goditur përsëri shtyllën, i pafat shqiptari në të dyja rastet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments