Ivan Balliu është zgjedhur “Lojtari i Muajit” për dhjetorin te Rayo Vallecano. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka bindur me paraqitjet e tij.

Ai nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët e skuadrës që garon në LaLiga, që e kanë votuar në Twitter për paraqitjet e bëra.

Balliu e nisi këtë vit me gol, i pari për të në LaLiga. Mbrojtësi ndëshkoi skuadrën e Real Betis, duke shmangur humbjen për skuadrën e Vallecano para katër ditësh.

Por ndonese, ky lojtar po kalon nje moment shume te mire me skuadren e tij ne Spanje, ai ne fakt nuk eshte preferuar nga kombetarja shqiptare ne ndeshjet e fundit dhe kjo eshte diçka e çuditshme.