“Vllaznia ra ne “gracken” e Kastriotit dhe humbi tre pike shume te vlefshme”. Ky eshte mendimi i specialistit te futbollit Shkelqim Muça, thene ne “Rubrika Sportive” ne RTSH. Sipas tij, skuadra shkodrane po vazhdon te hase shume probleme ne repartin e mbrojtjes dhe si rrjedhoje po ndeshkohet prej tyre.

“Une nuk mund te them se Vllaznia nuk e kishte vleresuar ndeshjen me Kastriotin ashtu si duhet. Mendimi im eshte se Vllaznia ka probleme ne mbrojtje, aty ben gabime, aty ne qender te mbrojtjes.

Dhe Kastrioti e goditi pikerisht aty, me dy topa vertikale. Sepse ai aq mund te beje. Eshte nje skuader qe lufton fort ne mbrojtje dhe mesfushe sepse ishin te bindur qe ky ishte stacioni i fundit i tyre per piket, sepse ishin shume te rendesishem per ta.

Them se Vllaznia ra ne kurthin e Kastriotit. Mungesat e vazhdueshme te saj ne repartin e mbrojtjes, rikthimi serish i Bulatoviç, por aktivizimi serish i Gurishtes ne qender, nuk i zgjidhi problemet. Une them se duhej disiplinuar me shume Gurishta ne ate pozicion, e po ashtu edhe lojtari tjeter i qendres.

Po ta shikojme edhe golin e pesuar, ka nje shkallezim te Gurishtes me Shehin dhe aty u mor gol, ndonese lojtari i Kastriotit ishte i vetem me 4 mbrojtesit e Vllaznise. Futbolli eshte i tille sepse pastaj kur e peson nje gol, mundohesh te reagosh por kundershtari mbrohet mire, luan fort per topin e pare, u shtrinte, s’u shtrinte ne fushe dhe beri lojen e tij.

Dhe Vllaznia nuk ia doli te shenonte, duke humbur tre pike shume shume te rendesishme, qe do t’i kushtojne shume per te ardhmen e saj”- eshte shprehur specialisti i futbollit Shkelqim Muça ne “Rubrika Sportive”./SHKODRA-SPORT.COM/