Valladolid-Mallorca ndajnë pikët në ndeshjen e raundit të 28-të të La Liga.

Vendasit diktuan ritmin e sfidës, ndërsa zhbllokuan rezultatin në minutën e 33’ me Perez, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Megjithatë në minutë e 53’ pas asistit të Maffeo, Muriqi e çon topin në rrjetë me goditje me kokë, duke barazuar për miqtë dhe duke u rikthyer te goli pas tre ndeshjeve.

Vetëm pesë minuta më pas Morlanes do të kalonte Mallorca-n në avantazh.

Valladolid, nga ana tjetër vijoi me sulmet dhe në minutën e 68’ Amallah do të barazonte, teksa në minutën e 86’ Monchu riktheu avantazhin te vendasit.

Megjithatë një prekje e topit me dorë nga Larin i dha penallti Mallorca-s, të cilën e mori përsipër ta ekzekutojë Muriqi, duke i dhënë kështu barazimin ekipit të tij në minutë në minutën e 90+4’ dhe duke shkuar në kuotën 12 golave.

Një sfidë që mbyllet me rezultatin 3-3, pas së cilës Valladolid renditet në vend të 15-të me 29 pikë, teksa Mallorca në vend të 12-të me 34 pikë.