Lajmi i publikuar nga Telesport mbrëmjen e sotme rreth takimit Teuta-Vajushi këtë fundjavë është mirëpritur nga trajneri Bledi Shkëmbi i cili pas ndeshjes kundër Tiranës është pyetur në lidhje me këtë çështje.

“Po, patjetër që jam në dijeni të bisedimeve, edhe pse nuk e di çfarë ka ndodhur në orët e ndeshjes në lidhje me tae çështje. Uroj që të arrihet sa më shpejt marrëveshja mes klubit e Vajushit, pasi është një lojtar që do të ishte një vlerë e shtuar për ne”, deklaroi Shkëmbi.

Tashmë pritet marrëveshja financiare dhe shkodrani do të jetë durrsak të paktën deri në verë. E ndersa ka disa dite qe flitet per rikthimin e Vajushit ne Shqiperi, ne fakt edhe ne Shkoder ka lindur deshira e tifozeve per ta patur tek Vllaznia serish kete lojtar.

Por te qenurit ne kategorine e pare te skuadres shkodrane padyshim qe mund te keet ndikuar ne kete drejtim. Ajo qe mbetet per t’u pare eshte nese ai do te kthehet vertete ne Shqiperi apo jo.