Teuta mbylli dje përgatitjet anti-Vllaznia, me Shkëmbin që dha këshillat e fundit taktike gjatë seancës stërvitore.

Edhe në këtë takim trajneri nuk do t’i ketë të gatshëm qendërmbrojtësit Qaqi dhe Jazxhi, të cilët nuk janë riaftësuar ende.

Gjithashtu për shkak dëmtimi do të mungojë edhe mesfushori i krahut, Arbër Çyrbja. Dilema ka pasur edhe për Ildi Grudën, por gjithsesi ai do të jetë i gatshëm.

Formacioni i mundshem i Teutes ne ndeshjen e sotme: Qirko, A. Marku, Kuro, Kotebelli, Idrizaj, Beqja, Karabeci, Boçi, E. Vila, L. Vila, Hebaj.