Vllaznia do të ketë dy rikthime për takimin ndaj Teutës.Në Durrës do të jenë të gatshëm mbrojtësi Darko Bulatoviç dhe mesfushori Helvedin Heriç.

Të dy prite të luajnë titullarë në këtë sfidë, pasi konsiderohen si pika të forta për ekipin e Josës.Edhe Herald Marku, që u la pushim ndaj Flamurtarit është i gatshëm për këtë sfidë.

Dyshja dardane Boshnjaku-Latifi edhe për këtë takim nuk do të jenë të gatshëm dhe do ta ndjekin ndeshjen nga stoli.Boshnjaku po rikuperohet me ritëm të ngadaltë dhe ka shanse të rikthehet në javën e ardhshme.

Një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Latifin, i cili pritet të jetë jashtë edhe për të paktën dy javë të tjera. Ai ka rreth tri javë pa luajtur.

Formacimi i mundshem i Vllaznise sot:

Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Heriç, Marku, Mala, A.Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa.