Bledi Shkëmbi ka analizuar javën e fundit të luajtur në “Abissnet Superiore” në emisionin “Sport News”. Ai i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba, ku ka dhënë opinionin e tij gjithashtu dhe për derbin e kryeqytetit, por edhe për sfidat e tjera të javës së ardhshme.
Laçi-Kastrioti? – Janë lojtarët vetë që i menaxhojnë 90 minutat se çfarë japin.
Teuta-Egnatia? – Një finale. Teuta më pëlqeu me Tiranën. Kishte ndryshuar agresivitetin. Shikoj dhe te lojtarët besim. Është kthyer dhe entuziazmi. Egnatia vazhdon të jetë aty ku ka qenë gjatë gjithë kampionatit. Egnatia e nisi me synimin për Europë. Nuk diskutohet që një fitore në këtë ndeshje do të hapte sërish garën për vendin e tretë nga fundi.
Dinamo-Skënderbeu? – Ndjej trishtim. Është një ndeshje që secila do të mundohet të marrë tre pikë. Janë skuadra që luajnë mirë futboll, kanë futbollistë të mirë. Do të jetë një ndeshje që do ta ndjekë me kënaqësi.
Vllaznia-Kukësi? – Kukësi vazhdon të ketë probleme. Vllaznia nuk është në formën që ka pasur. Do të doja që të kishin një ndeshje siç luanin përpara disa javësh. Kjo do të jetë një ndeshje finale për zonën e Europës. Skuadra që 90 minuta që do të jetë më e qetë, do të dalë fituese.
Stadiumi i ri, një pikë në dy ndeshje. – Ndeshjet në stadiumet dhe fushat e reja janë gjithmonë problematike për vendasit. Ajo sjell vetvetiu probleme tek lojtarët. Në futboll kur e mendon të fitosh me patjetër, atëherë nuk fiton.