Shahisti shkodran Franc Ashiku është shpallur kampion kombëtar për vitin 2023, trofeu i katërt kampion në karrieren e tij sportive. Titulli në fjalë u arrit në kampionatin kombëtar individual i zhvilluar këto ditë në Tiranë, ku Ashiku pati një bilanc shumë pozitiv, me 9 ndeshje të zhvilluara, 7 pikë e gjysmë të grumbulluara, pa pësuar asnjë humbje.
E veçanta e Franc Ashikut, është se ky ishte titulli i katërt kampion në karrierën e tij, por me siguri që ai nuk do të ndalet këtu sepse karriera e tij po ecën ashtu si duhet dhe ai ka ende shumë për të dhënë.
Me rezultatet e arritura deri më tani, kampioni Franc Ashiku është Mjeshtër Ndërkombëtar dhe në të ardhmen synon të fitojë gradën Meshtër i Madh në shah.
Në konkurimin e femrave, titullin kampion e ka merituar një tjetër shkodrane, 13 vjeçarja e talentuar Kler Çaku e cila në fakt përfaqëson Teutën e Durrësit, ngaqë bashkë me familjen e saj jeton atje./SHKODRA-SPORT.COM/