Nga Sport Ekspres
Kanë qenë të shumtë klubet shqiptare që janë munduar të krijojnë një akademi të mirëfilltë, por në përgjithësi nuk ia kanë dalë. Kjo për faktin se shumë skuadra kanë pasur drejtues për një kohë të caktuar dhe gjithmonë ata që kanë sponsorizuar rishtazi në një ekip nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për të ndërtuar ekipe moshash model.
Partizani dhe Dinamo në vitet e tyre më të mira në këtë 20-vjeçar të fundit ia arritën deri diku të prodhonin talente, por me rënien e ekipeve të para edhe akademitë funksionuan të cunguara. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Shkodër. Tradita është ruajtur dhe talentet nuk kanë munguar. Ndryshimet e drejtuesve nuk kanë prekur ekipet e moshave dhe për një gjë të tillë shkodranët mund të jenë krenarë. Akademia e Vllaznisë prodhon çdo vit talente. Një pjesë e tyre qëndrojnë, disa spikasin në ekipin e parë dhe largohen jashtë vendit, ndërsa të tjerë shkojnë në ekipe si Ada, Tërbuni apo edhe Besëlidhja. Shkodranët investojnë te moshat, por edhe marrin frytet. Nuk duhet të harrojmë se lojtarët shkodranë janë shitur në klube të huaja për shuma të konsiderueshme që i kanë kaluar Vllaznisë, e cila i ka investuar sërish në ekip