Pas Vllaznia, Vllaznia B dhe Ades, Shkodra do te kete edhe nje tjeter ekip te rriturish. Behet fjale per ate te KF Shkodra i cili ne ditet ne vijim do te rregjistrohet ne kategorine e trete te futbollit shqiptar.

Lajmi eshte konfirmuar nga vete ky klub permes nje njoftimi ne faqen e tij zyrtare teksa i ben ftese te gjithe futbollisteve qe duan te jene pjese e ketij ekipi, qe te rregjistrohen.

“Njoftojme te gjithe ato qe kane deshire te behen pjese e ekipit te rritur Shkodra i cili do marrin pjese kete sezon ne kategorine e 3-te, te kontaktojne me drejtuesit e K.F.Shkodra diten e marte dhe te enjte te Kompleksi Zmijani dhe te hene, merkure dhe premte tek fusha e futbollit Shtoj nga ora 15.00- 17.00”- thuhet ne njoftimin e ketij klubi.

Federata Shqiptare e Futbollit pret tashme konfirmimin e ekipeve qe duan te behen pjese e kategorise se trete dhe KF Shkodra mesa duket do te jete i pari qe do te rregjisrohet ne te. Ai ka nje eksperience te meparshme, madje ka konkurruar me sukses deri ne kategorine e pare, ndersa tani i duhet t’ia nise nga fillimi.
www.shkodrasport.com