Premier Liga është pezulluar së paku deri më 4 prill. Ndërkohë që futbollistët po kalojnë kohë në shtëpitë e tyre dhe po ruhen nga Koronavirusi, duke zbatuar më së miri udhëzimet e dhëna, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Të njëjtën gjë po e bën edhe mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili ka postuar edhe një video në profilin e tij zyrtar në “Twitter”. Duke pastruar duart dhe më pas duke luajtur me top me fëmijët e tij, me të cilët komunikon në gjuhën shqipe.